Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, në fshatin Zham Sektor, ku një automjet tip fuoristradë ka përplasur një person që po kalonte në anën tjetër të rrugës.
Bajame Ramazani, 75 vjeçe, po kalonte autostradën për të shkuar tek tokat duke kaluar mbi trafikndarëse vetëm 50 metra larg mbikalimit.
Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe e moshuara është transportuar në gjendje kritike për jetën nga ambulanca në spitalin e Lushnjes ku është nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Policia rrugore ka shkuar në vendngjarje ndërsa është ndaluar drejtuesi i fuoristradës deri në sqarimin e rrethanave.
© Panorama.al












