Një grua ka qëndruar 12 vjet në burg për akuzën e sulmit seksual ndaj dy mbesave të saj. Gënjeshtra u pranua nga njëra prej vajzave shumë vjet më vonë dhe kjo mund të sjellë lirimin e hallës së saj dhe tri shoqeve nga burgu. Elizabet Ramirez u dënua me 37 vjet e 6 muaj burg dhe tri shoqet e saj u dënuan me nga 15 vjet burg, pasi dy vajzat, në atë kohë 7 dhe 9 vjeçe, i thanë Policisë që gratë i kishin detyruar ato të kalonin makthe të shthurura të ngjashme me orgjitë. Por, një nga vajzat, tani 25 vjeçe, e ka hedhur poshtë këtë deklaratë sipas “San Antonio Express”. “Dua që halla ime dhe shoqet e saj të dalin nga burgu”, tha mbesa e vogël. “Nuk mund të jetoj duke dituar se katër gra jetojnë në qeli prej meje”, ka shtuar vajza. Ramirez ishte 20 vjeçe kur u akuzua dhe shoqet e saj ishin 19, 20 dhe 22 vjeçe. Të gjitha ato i kishin mohuar akuzat. Ramirez, shtatzënë në kohën që u akuzua, nuk e ka parë kurrë djalin saj që kur gjykata vendosi dënimin, kur ai ishte dy vjeç.











