Serbia, Kroacia dhe Bosnja zotohen për pajtim

Jul 18, 2011 | 17:57
Gjate takimit

Presidenti kroat, Ivo Josipoviç ka pritur homologun e tij serb, Boris Tadiç dhe anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës, Zhelko Komshiç, Nebojsha Radmanoviç dhe Bakir Izetbegoviç, në një takim jozyrtar në ishujt Brijuni të Adriatikut.

Krerët e shteteve u zotuan se do të vazhdojnë “me politikën e pajtimit dhe zgjidhjen e çështjeve të shumta, që kanë mbetur hapur”.

Në deklaratën e tyre të përbashkët, ata theksuan nevojën për të adresuar çështjet kufitare dhe për të sqaruar fatin e rreth 15,000 personave ende të pagjetur nga lufëtarët e viteve 1990 në ish-Jugosllavi.(REL)

© Panorama.al

Te lidhura