Ndahet nga jeta prokurori i Krimeve të Rënda, Xhevat Hana. Mësohet se prokurori vuante nga një sëmundje e rëndë prej disa kohësh, ndërsa është ndarë nga jeta në një spital në Itali, ku ishte dërguar për një kurim më të specializuar.
Xhevat Hana është sihte prokuror i një prej çështjeve më të bujshme të viteve të fundit, çështjes së zhdukjes së biznesmenit Remzi Hoxha në vitin 1995.
Prokurori Hana ka shërbyer disa kohë edhe si këshilltarë juridik i Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu. Në vitin 2005 ai është rikthyer sërish në organin e akuzës.
Shoqata Kombëtare e Prokurorëve të Shqipërisë i shprehu menjëherë ngushëllimet familjes së kolegut të tyre, Xhevat Hana.
© Panorama.al











