Seldi dhe Sinani, gjithnjë e më të kërkuar në diasporë

May 14, 2011 | 12:44

Seldi nuk ka të realizuara shumë këngë në repertorin e tij, por tashmë është bërë një ndër këngëtarët më të kërkuar për publikun shqiptar në diasporë. Në këtë drejtim, ai u ndihmua shumë edhe nga realizimi i duetit me këngëtarin Sinan Hoxha. Bëhet fjalë për këngën “Adrenalina”, e cila u shoqërua me një klip të shtrenjtë prej 10 mijë eurosh. Por, pa diskutim, Seldi është ndihmuar shumë edhe nga pjesëmarrja e tij në spektaklin “Big Brother”, ku fitoi popullaritet. Nga ajo që thuhet nëpër forume të ndryshme, pikërisht në Zvicër, Seldi dhe paraqitjet e tij janë top-temë, ngado që sillet dhe, jo rastësisht, ai së bashku me Sinanin janë gati çdo dy javë me koncerte në diskotekat më të mëdha shqiptare në Zvicër. Pagesa e tyre është rritur dukshëm, ndërsa së shpejti do të shohim edhe ndonjë këngë apo klip nga këta dy këngëtarë, pasi ka kohë që nuk kanë bërë ndonjë këngë të re.

© Panorama.al

Te lidhura