“Kërkesat për azil, në rritje. Respektoni detyrimet”

Nov 23, 2011 | 12:53

TIRANË- Ambasadori i BE-së, në vendin tonë, Etore Sekui ka kërkuar nga autoritetet shqiptare dhe nga qytetarët respektim të detyrimeve që vijnë nga liberalizimi i vizave.

Duke folur gjatë prezantimit të portalit të ri të BE-së për vendet e treta, ku mund të merret  informacion për kohën e qëndrimit në çdo shtet të Europës, Sekui vuri në dukje rritjen e kërkesave për azil nga shqiptarët, ndonëse nuk përmendi shifra konkrete.

Sipas tij, kjo rritje është evidentuar në mënyrë të veçantë te shqiptarët që pretendojnë se janë të përfshirë në fenomenin e gjakmarrjes. Në këto raste, sipas ambasadorit duhet të bëhet transparencë dhe vërtetësi dokumentesh, në mënyrë që të shmanget çdo lloj abuzimi.

Shqetësimi për këtë u ngrit kohë më parë, madje nga hetimet për këtë problem përfunduan në ndjekje penale edhe zyrtarë vendorë.

© Panorama.al

Te lidhura