Sekuestrohen 47 kg ‘Cannabis’, pesë në pranga

Sep 23, 2011 | 11:23

TIRANE- Strukturat e Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, në një aksion të një dite më parë kanë sekuestruar një sasi prej 47 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva, ndërsa kanë arrestuar 5 shtetas.

Të arrestuarit janë, Vangjel Agim Bulku, 22 vjec, lindur banues Tiranë Sauk, Indrit Hekuran Pepa, 21 vjec, lindur e banues Elbasan, Gramoz Bajram Tota, 23 vjec, banues Tiranë, Erisi Bilbil Rukua, 22 vjec, lindur dhe banues në Sauk Tiranë.

Arrestimi i tyre është bërë në ambjentet e garazhdit të një hoteli të ndodhur në Senatorium, Tiranë.

“Shtetasit, u kapën në flagrancë me pesë çanta sporti të cilat ndodhen të fshehura në automjetin e tipit BMV me targa të huaja, ku në brendësi u gjënden 35 pesë pako të mbështjella me bimë narkotike Canabis Sativa, e destinuar për tregun e brendshëm të shitjes”- thuhet në deklaratën e policisë.

Si provë materiale janë sekuestruar, sasia e lëndës së dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, me peshë 47 kg me amballazh, e ndarë në 33 pako, një automjet BMV me targë BJ 257 AF dhe pesë copë telefonë celularë.

© Panorama.al

Te lidhura