“SASPAC”, GJKKO i rikthen dosjen SPAK për plotësim hetimesh, i pandehur ish-ministri Ilir Beqaj

Jul 27, 2026 | 16:06

 

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rikthyer në SPAK për plotësimin e hetimeve dosjen e SASPAC, ku është i pandehur edhe ish-ministri, Ilir Beqaj.

ilir beqaj spak

Gjykata i ka caktuar detyra Prokurorisë së Posaçme, të cilat duhet t’i përmbushë deri në 30 tetor.

Beqaj po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup kriminal” në dosjen “Sterilizimi”. Paralelisht, ai është i pandehur në dosjen “SASPAC”, ku akuzohet për një sërë veprash penale, përfshirë “korrupsionin” dhe “pastrimin e parave”, çështje që ndodhet në fazën e shqyrtimit paraprak.

© Panorama.al

Te lidhura