Denoncoi se u kërcënua me jetë, aktivisti Gent Progni: Kam identifikuar personin që tentoi të më godasë me thikë! Ngjarja e qëllimshme për të më dëmtuar

Jul 27, 2026 | 15:56

Aktivisti Gent Progni thotë se ka identifikuar personin, i cili sipas tij, e ka kërcënuar duke tentuar ta godasë me thikë.

gent progrni

Sipas Prognit, personi është punonjës policisë, ndërsa theksoi se ngjarja është me paramendim, me qëllim për ta dëmtuar.

“Duke ardhur këtu më shkruan dikush që po tentojnë të fshijnë pamjet e bizneseve. Kemi arritur në një pikë që nuk flasim më për shtet. Nga informacionet që po më vijnë personi është ushtari i Erion Ismailit, ish zv drejtorit të Policisë që është me dosje në SPAK për aferën e AKSHI-t, për bandat që kanë marrë peng njerëz që kanë fituar tendera në AKSHI dhe banda e Ergys Agasit. Unë jam i bindur që kjo është një tantative më paramendim. Është një grup që ka dashur me qëllim të më dëmtojë mua”, tha Progni.

Ai thotë se ka bërë kallëzim në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore: “Unë shkova dhe në AMP dhe më thanë që nuk ka polic për të të marrë kallëzimin. Më pas si duket nga dalja që bërë në media u detyruan të më thërrisnin. Edison Duda quhet, ka qenë pjesë e forcave Shqiponja, tani është pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në agjentet e tyre të operacionales”.

© Panorama.al

Te lidhura