“Jeni peng të Ballukut”- Agron Shehaj: Kërkesa juaj për seancë të mbyllur është skandaloze! Jeni një tufë të korruptuarish që vidhni popullin

Jul 27, 2026 | 15:42

Kryetari i Partisë Mundësia dhe deputeti Agron Shehaj e konsideroi si skandaloze vendimin e socialistëve për të zhvilluar seancë pa praninë e mediave për marrëveshjen me SHBA për financimin e pajisjeve ushtarake.

agron shehaj

Në fjalën e tij në parlament, Shehaj tha se deputetët socialistë janë peng të Belinda Ballukut, ndërsa i akuzoi ata si “një tufë të korruptuarish që vjedhin popullin”.

“Kërkesa juaj për seancë të mbyllur është skandaloze. Ju nuk e kuptoni që jeni bërë thjesht qesharak me këto marrëveshjet tuaja. E provuat njëherë se do ti shpëtonit drejtësisë duke i bërë qejfin SHBA, e provat me Bordin e Paqes, menduat se shpëtuat dhe cfarë ndodhi?! Ndodhi që hetimet kundër Ballukut që ju mban peng vazhduan, por përveç akuzës për shpërdorim detyre ju ngrit edhe një akuzë tjetër për korrupsion. Ju vetëm pro amerikanë nuk jeni, por jeni një tufë të korruptuarish të rëndomtë që vidhni popullin më të varfër në Evropë”, tha Shehaj.

© Panorama.al

Te lidhura