“Sasi të mëdha gazi u hodhën në mjediset e partisë”- PD denoncon Policinë: Sulmuan selinë dhe xhaminë ku faleshin besimtarët! Proda dhe Koçiu përgjegjës, ka dhe të plagosur

Feb 20, 2026 | 21:25

Partia Demokratike denoncoi sot pas protestës së opozitës te Parlamenti, se sulmoi selinë blu dhe xhaminë me gaz lotsjellës, duke ushtruar dhunë dhe lënë të lënduar dhe të plagosur, përveç kaosit të krijuar.

selia pd xhamia-rruga-elbasanit

Me një deklaratë për shtyp nga zyra e selisë së PD, u vunë në dukje sjelljet e paligjshme të uniformave blu, të cilat bëhen përgjegjëse edhe për deklaratat e lëshuara më herët se nuk merrnin përsipër sigurinë gjatë protestës.

“Raportohen disa të plagosur në anën e protestuesve, një akt i paralajmëruar nga deklarata e policisë sot, e cila shmangu përgjegjësinë duke thënë se nuk e garantonte protestën e sotme, duke shpërfillur kështu një prerogativë kushtetuese”, thuhet në deklaratë.

PD bën përgjegjës direkt kryepolicin Ilir Proda, që e cilëson ushtar të krimit si dhe kryeministrin Edi Rama që dha urdhrin, si dhe ministren e Brendshme, Albana Koçiu.

“Partia Demokratike mban përgjegjës direkt drejtorin e Policisë të lidhur me bandat kriminale, ministren e Brendshme dhe Kryeministrin Rama, urdhri i të cilit qëndron pas kësaj dhune të pashembullt policore dhe politike”, vijohet më tej.

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë:

Sasi të mëdha gazi lotsjellës janë hedhur në oborrin, mjediset dhe deri te zyrat e drejtuesve të Partisë Demokratike, forca kryesore e opozitës, pak minuta pas protestës kombëtare të 20 shkurtit, e organizuar në bashkëpunim me një grup intelektualësh të pavarur, nën siglën e Forumit të Dialogut Qytetar, në përkujtim të rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha dhe revoltës për skandalet korruptive të qeverisë Rama.

Forcat e Policisë kanë sulmuar selinë e forcës kryesore të opozitës pas një proteste paqësore, e disata në dy muajt e fundit, duke sjellë kaos, të lënduar dhe të plagosur.

Gazi lotsjellës ka ndikuar dhe ndërprerë dhe faljen e besimtarëve myslimanë të cilët janë në ditën e të tretë të muajit të Ramazanit.

Raportohen disa të plagosur në anën e protestuesve, një akt i paralajmëruar nga deklarata e policisë sot, e cila shmangu përgjegjësinë duke thënë se nuk e garantonte protestën e sotme, duke shpërfillur kështu një prerogativë kushtetuese.

Partia Demokratike dënon me forcë dhunën e përdorur nga narkopolicia, plagosjet me plumba gome, përdorimin e gazit lotsjellës dhe mosrepektimin e së drejtës kushteteuse për protestë.

Partia Demokratike mban përgjegjës direkt drejtorin e Policisë të lidhur me bandat kriminale, ministren e Brendshme dhe Kryeministrin Rama, urdhri i të cilit qëndron pas kësaj dhune të pashembullt policore dhe politike”.

© Panorama.al

Te lidhura