Sampdoria ka humbur dje sërish në fushën e vet ndaj Palermos 1-2, duke rënë zyrtarisht në Serie B. “Dorianët” i bashkohen kështu Breshias dhe Barit, skuadra këto që kishin rënë që javët e kaluara. Ndërkaq, në ndeshjet e djeshme binte në sy humbjet tragjike të Romës 2-1 me Katanian dhe të Juventusit 1-0 me Parmën. Madje këtu ishte një ish-juventin, Sebastian Xhiovinko, që shënoi golin e vetëm duke e larguar ish-ekipin nga zona e Europës. Në takimet e tjera, Fiorentina barazoi 1-1 me Bolonjën, Leçe fitoi 2-0 në Bari, Udineze mundi 2-0 Kievon dhe Çezena mundi 1-0 Breshian.











