Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, kryeministri Edi Rama pret liderët europianë në Sheshin Skënderbej! Valle e këngë popullore në qendër

May 16, 2025 | 10:08

Kryeministri Edi Rama ka nisur pritjen e liderëve europianë në Sheshin Skënderbej në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

Teksa kreu i qeverisë pret mes reshjeve të shiut liderët nga vende të ndryshme të Evropës, në Shesh janë organizuar aktivitete me këngë popullore dhe valle.

Samiti i organizuar bashkërisht nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa dhe Kryeministri Edi Rama mbahet në sheshin “Skëndërbej”.

Punimet do të nisin në orën 11:00 për të përfunduar me konferencën përmbyllëse në orën 18.30 të Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministres së Danimarkës, si vendi që do të presë samitin e radhës.

Tema e diskutimit të samitit do të jetë “Evropa e re në një botë të re: Unitet – Bashkëpunim – Veprim i përbashkët”.

© Panorama.al

Te lidhura