Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shënjeshtroi Ervin Salianjin, duke e cilësuar si pasardhësi i Lulzim Bashës. Në komunikimin live me ndjekësit, kryedemokrati theksoi se këto dy figura nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me PD.
Ai i krahasoi Bashën dhe ish deputetin Salianji, i cili ka qenë kritik ndaj liderhipit të PD-së, me Dash Sulën, ish deputetin demokrat që pak ditë më parë u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm.
“Ne kaluam një proces, siç e dini, dhe ky proces u zhvillua me një moto për një PD më të hapur, të fortë dhe të bashkuar. Unë nuk dua t’i mbaj kohën atyre që na ndjekim, por kjo moto ishte e domosdoshme se ajo që ndodhi me ne krijoi përçarje. Ky proces u finalizua mendoj se demokratët u bashkuan, por përsëri mbi bazën e kontributit që kanë nuk ia mohoj asnjë njeriu. Nuk bëhet fjalë për Bashën dhe pasardhësin e tij Salianji. Për këta nuk mund të bëhet fjalë, se këta janë fat këqinj, njerëz të keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Edi Rama. Mund të thuash janë deshër të errësirës. E patë Dash Sulën? Këta janë lloj Dash Sule me petkun e demokratit. Nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me PD as njëri dhe as tjetri.”, tha Berisha.
© Panorama.al












