Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ishte sot në Kjo Javë, teksa foli për kandidimin e tij të pritshëm për kreun e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 majit.
Salianji thekson se në opozitë njerëzit tashmë kanë frikë të venë në dyshim autoritetin e liderit.
Sipas tij, Berisha nuk e bën dot PD-në fituese, megjithëse premtoi kur u rikthye se e mund Ramën.
Salianji: Që të mos krijosh autoritet krijon institucione. Natyra e njeriut është lakmitare. Për të mos pasur mundësinë e një dominim të një personi. Shumë e rëndësishme kultivimi i kulturës demokratike, prandaj ka akademi, figura. Problemi që këtu bëhet debati kush është më i forti, kush vjedh më shumë. Unë mendoj se Shqipëria duhet të vijë në një logjikë të demokratizimit të partive. Në opozitë njerëzit kanë frikë të vënë në dyshim autoritetin e liderit. Kur tha që unë do e mund Edi Ramën, a bëhet fituese PD kështu.
Ka një problem se është dëmtuar kultura demokratike. Liderët i përcakton vota. Në Britani i humbi 3 herë zgjedhjet kreu i Partisë Laburiste. Dhe më pas erdhi Starmer, e përcakton vota. Ka rregulla të qarta loja. Liderët nuk bëhet ai që bën më shumë hile, ai që lëpihet siç bënte Rama dikur. Përdorimi i institucioneve për të dominuar jetën publike. E kam bërë këtë debat në kryesinë e PD. Kam pritur atë që ka thënë kryetari të mos e zhvendosim vëmendjen deri në raportin e ODIHR. Nëse PD e demotivon votuesin që me Ramën nuk votohet, se i vjedh zgjedhjet. Nëse humbet dorëzon funksionin.
© Panorama.al












