“Salianji ka treguar se di të fitojë” – Anëtari i FRPD në Korçë: Këtë kauzë duhet ta kishim nisur prej kohësh! Nëse një demokrat përjashtohet se ka mendim ndryshe…

Jan 10, 2026 | 18:11

Anëtar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Korçë, Anxhelo Pela tha se rinia është zhgënjyer nga klasa politike 35-vjeçare.

qytetari

Në takimin e Ervin Salianjit me bazën demokrate në Korçë, ai theksoi se nuk i përket një brezi që nuk i mban mend fitoret e PD-së, por shtoi se ka qenë prezent në humbjet e saj.

Ai theksoi se Salianji ka treguar se di të fitojë dhe se është një figurë që ka prodhuar ide. Sipas tij, PD duhet të ofrojë një model të besueshëm për qytetarët.

“Sot është kthyer në betejë ekzistenciale për popullit shqiptar. Ervin Salianji pavarësisht makinacionit dhe regjimit ka treguar se di të fitojë. PD është një figurë që gjithmonë ka prodhuar ide dhe figura të reja. Duhet të ofrojmë model të besueshëm dhe me intelekt dhe jo me sharje. A mund të rimëkëmbet PD, vetëm nga të vjetrit?

Edhe unë mendoj që jo. A mund të rimëkëmbet PD vetëm nga të rinj? Unë mendoj që PD do të rimëkëmbët kur eksperienca e të vjetërve të përqafojë të renë. Nëse një demokrat përjashtohet se ka mendim ndryshe, unë ndjehem dyfish më i përjashtuar se ai. Ndaj nëse dikush pretendon se sigla e PD po përdoret për qëllime personale i ftoj të shohin këtë sallë të mbushur plot”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura