Sadiku merr ofertë zyrtare nga Jang Bojs

Jan 5, 2012 | 13:30

Armando Sadiku është bërë shënjestra kryesore e disa klubeve në kampionatin zviceran, por edhe më tej, në Itali e Gjermani. Lojtari ka treguar një formë të shkëlqyer te Lokarno, ku vetëm në pjesën e parë të sezonit ka shënuar 10 gola. Në këtë mënyrë drejt klubit të tij kanë shkuar disa oferta dhe më e mira, sipas të përditshmes zvicerane “Blick”, është ajo e Jang Bojs. Kjo skuadër i ka bërë një ofertë (nuk jepet shifra) klubit të Lokarnos dhe pret që pas kësaj të bisedojë edhe me lojtarin për kontratën e rrogën që ai do përfitojë, nëse kalon te kjo skuadër gjatë merkatos së janarit.

© Panorama.al

Te lidhura