Sa kushtoi dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce? Zbulohet fatura marramendëse, shifra shkon deri në 30 milionë dollarë

Jul 14, 2026 | 12:19

Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce, e zhvilluar më 3 korrik në New York, konsiderohet një nga ceremonitë më luksoze të viteve të fundit. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, çifti mund të ketë shpenzuar nga 20 deri në 30 milionë dollarë për organizimin e eventit.

taylor swift Travis Kelce

Esther Lee, drejtoreshë editoriale në The Knot Worldwide, deklaroi për Page Six se ceremonia ishte në një nivel krejtësisht tjetër krahasuar me një dasmë mesatare në SHBA, e cila kushton rreth 34 mijë dollarë.

Sipas saj, vetëm rezervimi i ambientit, masat e sigurisë dhe transformimi i hapësirës mund të kenë kushtuar nga 5 deri në 10 milionë dollarë. Ndërkohë, dekori luksoz dhe kompozimet me lule vlerësohen në të paktën 5 milionë dollarë, ndërsa shërbimet e kateringut dhe logjistika për rreth 1 mijë të ftuar kapën shifrën 2.5 deri në 3 milionë dollarë.

Edhe veshjet e personalizuara të çiftit, të realizuara nga shtëpia e modës Christian Dior Haute Couture, thuhet se kushtuan rreth 2 milionë dollarë. Nusja kompletoi paraqitjen me këpucë Christian Louboutin të punuara me porosi dhe bizhuteri Cartier.

taylor travis

Shpenzimeve iu shtuan edhe dhuratat luksoze për të ftuarit, si çanta firmato, ora Cartier dhe një makinë kabriolet vintage, ndërsa mediat raportojnë se vetëm siguria mund të ketë kushtuar deri në 2 milionë dollarë.

Në ceremoninë madhështore performuan edhe emra të njohur të muzikës, mes tyre Stevie Nicks dhe Paul McCartney, duke e kthyer dasmën në një spektakël të vërtetë.

Përpara ceremonisë, Taylor Swift dhe Travis Kelce dhuruan gjithashtu 26 milionë dollarë për më shumë se 20 organizata bamirësie.

Sipas raportimeve, pasuria e Taylor Swift vlerësohet në rreth 2.1 miliardë dollarë, ndërsa ajo e Travis Kelce në afërsisht 100 milionë dollarë.

© Panorama.al

Te lidhura