Përplasje mes socialistëve te ‘Komisioni i Ligjeve’, Gjiknuri: Më jep fjalën ose po largohem! Manja: Ik, merru me Oerdin!

Jul 14, 2026 | 12:09

Mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve, ku po diskutoheshin disa ndryshime në ligjin për tokat bujqësore, është shoqëruar me tensione mes socialistëve.

manja gjiknuri

Gjiknuri i kërkoi që të fliste ose do të largohej, ndërkohë që Manja i drejtohet duke thënë se mund të ikë dhe të merret me Oerd Bylykbashin.

Pjesë nga debati:

Ulsi Manja: Kush është dakord në tërësi?

Damian Gjiknuri: Ma jep fjalën të jap shpjegim.

Ulsi Manja: Jo jo rri tek abstenimi ti.

Damian Gjiknuri: Se u keqkuptove edhe ti.

Damian Gjiknuri: Ej, do ma japësh fjalën apo të ik fare?

Ulsi Manja: Po ik mo.

Damian Gjiknuri: Ehu muhabet kot, muhabet leshi.

Ulsi Manja: Ik, merru me Oerdin.

© Panorama.al

Te lidhura