Ryshfeti,policia ndalon 3 inspektorë të kolaudimit

Jan 13, 2012 | 18:01
Policia e Korçës

KORÇE- Policia e Korçës njoftoi sot arrestimin e dy inspektorëve të kolaudimit të makinave, dhe ndjekjen në gjendje të lirë të një tjetri.

Sipas policisë, janë ndaluar shtetasit, Anesti Themeli, 62 vjeç dhe Jorgo Denika, 42 vjeç. Ndërsa ndiqet në gjendje të lirë shtetasi, Taulant Eshi, 35 vjeç.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin ryshfet në këmbim të kalimit të makinës me defekte teknike,  gjatë kontrolli të detyrueshëm teknik të automjetit.

Po sipas policisë, ndalimi i inspektorëve është bërë në flagrancë, ndërsa ishin duke marrë një shumë parash.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të skemës, dhe mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në këtë aferë.

© Panorama.al

Te lidhura