Rusia e SHBA, të kundërta për kërkesën palestineze për shtet

Sep 14, 2011 | 11:19

I dërguari i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitali Çurkin, ka njoftuar se Moska do të mbështesë kërkesën e palestinezëve për shtet në Asamblenë e OKB-së. Rusia është bashkësponsorizuese e procesit të paqes në Lindjen e Mesme, së bashku me Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian. Izraeli dhe aleatja kyç e tij, SHBA, e kundërshtojnë kërkesën palestineze. Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Europian, Katerine Ashton, ka thënë se blloku është në pritje të tekstit të rezolutës, të cilën palestinezët do ta paraqesin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara këtë vjeshtë. “Sa i përket Bashkimit Europian, është e qartë se negociatat mbeten rruga e drejtë për të zgjidhur problemet”, ka thënë Ashton. Votimi për shtetin palestinez do të zhvillohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku palestinezët kërkojnë njohjen sipas kufijve të ’67, përpara se Izraeli të pushtonte Jerusalemin dhe rrethinat e Rripit të Gazës.

© Panorama.al

Te lidhura