Që nga koha kur u dëbua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si agjente, Anna Chapman e ka prezantuar veten e saj si sipërmarrëse, personalitet televiziv dhe mbështetëse e Kremlinit.
Tani ajo po përballet me akuzat për plagjiaturë të një opinioni që ajo kishte botuar në një gazetë vendase.
Thuhet se Chapman ka kopjuar pothuajse fjalë për fjalë një pasazh nga një libër i Oleg Matveyechev në një artikull të saj.
Në shkrimi, Chapman ka argumentuar se revolucioni i përgjakshëm Bolshevik i vitit 1917 nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse shkrimtari Alexandër Pushkin nuk do të ishte vrarë në një duel në vitin 1837 në moshën 37- vjeçare.
“Unë jam e bindur se gjërat do të kishin qenë ndryshe nëse Pushkin do të kishte arritur ti shkruante veprat e tij në moshë madhore.”- shkruan ajo.
Por, blogerat në internet thonë se teksti i saj është gati një kopje e drejtëpërdrejtë e një pasazhi nga libri i Matveyechev, një anëtar i partisë së kryeministrit rus, Vladimir Putin, “Rusia e Bashkuar”
Libri e përshkruan vrasjen e Pushkinit si një komplot anti-rus organizuar nga Evropa. Në shkrimin e saj, Chapman argumenton se po të kishte jetuar më gjatë Pushkin, për nga rëndësia historike botërore do të kishte tejkaluar përmasat e Homerit dhe Shekspirit.
Ndërkaq, vetem pak dite me pare FBI zbuloi disa nga videot sekrete ku shfaqej Anna Chapman, gjate sherbimit te saj si agjente ruse ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
© Panorama.al











