Rumani, 5 të vdekur nga ngrica, bllokohen mijëra makina

Jan 30, 2012 | 11:28

Për shkak të motit të ftohtë dhe reshjeve të dendura të dëborës,  në Rumani janë bllokuara rrugët që ndërlidhin kryeqytetin me zonat jugore dhe lindore të këtij vendi. Pesë persona kanë humbur jetën pasi nuk i kanë rezistuar të ftohtit. Situata është kritike, pasi nëpër rrugë janë bllokuar me mijëra automjete. Janë mbyllur disa magjistrale dhe mbi 50 rrugë rajonale. Po ashtu, edhe në Bullgari temperaturat kanë shënuar minus 17 gradë celsius. Gjendja e jashtëzakonshme po aplikohet vetëm në rajon e Banjitas, ndërsa autoritetet bullgare kanë shpallur si rajone potencialisht të rrezikshme 27 qarqe, nga 29 gjithsej.

© Panorama.al

Te lidhura