TIRANË- Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli ka reaguar sot përmes një deklarate për mediat për akuzuat e opozitës dhe kreut të saj, Edi Rama për koncensionet në minierën e Bulqizës.
Ruli ka deklaruar se korrupsioni nuk luftohet me mllef dhe skandale të sajuara, si eka zakon Rama por me hetime serioze, që i besohen institucioneve. Deklarata vjen pak dite pas thirrjes se Rames drejtuar prokurorise, per marrjen e Rulit si te pandehur per shkaterrim te prones publike dhe shperdorim detyre.
“Rama i ka mundësitë t’i shfrytëzojë, por ai nuk ka motiv se ka historikun e tij në marrëdhëniet e tij me drejtësinë, kur atë e mbërtheu paniku për skandalet e bëra në bashki dhe në vend të jepte shpjegime në komision, këndonte, apo kur e shndërroi në bunker bashkinë për të asgjesuar provat dhe manipuluar shkreat dokumentare”- tha ai.
Sipas Rulit do të zbardhet shumë shpejt i quajturi megaskandali i kromit dhe Bulqizës, që nuk është tjetër vecse një flluskë e ngjashme me skupin e Griseldës.
Skup, që sipas tij nuk ndryshon as nga ligësia dhe as nga paturpësia me të cilën u shfrytëzua.
Ruli i ka kujtuar Ramës se ai ka ardhur në politikë jo si individ i dështuar në porofesion, por me reputacion të konfirmuar. “Edi Rama është udhëheqësi më i dobët i opozitës që ka krijuar tipar unik, këdo që sheh si shkaktar të humbjes e konsideron armik”- tha Ruli, duke shpjegur mllefin në sulmin ndaj tij, humbjen e bujshme të njësisë 5 në zgjedhjet për kreun e bashkisë, njësi që Ruli kishte në patronazh. “E siguroj Ramën se mbetem kockë e sertë për dhëmbët dhe intrigat e tij”- tha ai.
© Panorama.al











