Ruhuni nga vapa, deri të mërkurën temperaturat 43 gradë Celcius, ja kur pritet të bien!

Jul 19, 2026 | 13:45

Evropa dhe veçançrisht Ballkani perëndimor, po përballen me temperatura rekord këtë vit, ndërsa në kontinent janë shënuar mbi 12 mijë viktima që nga qerrshori.

vapa

Vala e të nxehtit do mbizotërojë deri të mërkurën, me temperatura deri në 43°C, sipas sinoptikantëve.

Të hënën, më 20 korrik, temperaturat do të arrijnë 40-41 gradë Celsius lokalisht, të martën, më 21 korrik , temperaturat do të arrijnë 41-42 gradë Celsius lokalisht dhe ndoshta 43 gradë Celsius sipas “Meteo”.

Pas të mërkurës pritet një rënie e lehtë e temperaturave dhe deri në reshje lokale në disa zona, për shkak të paqëndrueshmërisë së kushteve atmosferike në rajon.

Sipas të dhënave në dispozicion, pritet një rënie e ndjeshme e temperaturës nga e enjtja, 23 korrik , e cila do të shoqërohet me shira dhe stuhi të rrëmbyeshme lokale në Ballkanin jug-perëndimor.

© Panorama.al

Te lidhura