Rudi Vata: Dua fitore që në debutim

Nov 5, 2011 | 13:33

Rudi Vata do të debutojë sot në pankinën shkodrane, teksa Vllaznia e tij përballet me Bylisin në “Loro Boriçi”. Trajneri kuqeblu e pret me emocione këtë sfidë dhe në daljen para mediave ka thënë ndër të tjera se kërkon një Vllazni shumë agresive në fushë. Vata mendon vetëm fitoren, ndërkohë që flet edhe për atmosferën që ka shoqëruar skuadrën gjatë ditëve të para të punës së tij. “Mendoj se skuadrën e njoh mirë. Ma ka lehtësuar shumë edhe njohja që unë kam pasur përpara se të bëhesha trajneri i Vllaznisë. Sigurisht, unë e kam ndjekur shpesh skuadrën gjatë ndeshjeve dhe për më tepër, një pjesë të lojtarëve i njoh mirë. Ndoshta unë mund të mos njoh vlerat e ndonjë lojtari të ri, por shumë shpejt do të kemi edhe për ta një tablo të plotë. Unë pres që skuadra të jetë shumë agresive në takimin tim të parë në krye të pankinës. Pra, pres një Vllazni që mos të lëshojë pe në asnjë moment të lojës. E përsëris që te djemtë shikoj një rritje të besimit dhe ky fakt është domethënës. Këto ditë po ha, po pi dhe po jetoj vetëm me futbollin. Kam në kokë shumë skema dhe mendoj se do kem rezultatin e duhur me atë që do të përdor”, tha Vata.

Shpërthen Pogradeci, tris ndaj Laçit
Pogradeci nuk ka falur në shtëpi, teksa ka mposhtur dje laçianët me rezultatin 3-1, në një takim mjaft të vështirë për ta. Trepikëshi i marrë ka shtuar adrenalinën në kampin liqenor, ndërsa i ka nxjerrë ata edhe nga situata kritike, në të cilën ndodheshin. Nga ana tjetër, laçianët nuk treguan forcën e duhur, sidomos në pjesën e dytë, ku vendësit gjetën forca për ta mposhtur në çdo aspekt. Në fillim të pjesës së dytë, serinë e golave e hapi Çipi dhe në minutën e 66-të, ishte Eminhazeri i cili dyfishoi. Që nga ky çast, liqenorët ndihen zotër në fushë dhe shënuan edhe me Çelën. Golin e nderit për kurbinasit e shënoi Vucaj me penallti.

Inferiorët, me sytë nga Kavaja
Në Kategoria e Parë ndeshja më e rëndësishme është ajo që do luhet në Kavajë mes vendësve dhe kryesuesve të Luftëtarit. Një fitore tjetër e gjirokastritëve do t’i bënte këta të fundit pretendentë realë për t’u ngjitur mes elitarëve sezonin tjetër. Nga ana tjetër, kavajasit do të zhyteshin në kaos, pasi në këtë fillimsezoni nuk kanë marrë ato rezultate të cilat kanë pretenduar. Sakaq, ndeshje e rëndësishme është edhe ajo e Sarandës, ku Butrinti do të presë Elbasanin.

Superiore/ Java 8
DJE

Pogradeci-Laçi    3-1
Shënues: Çipi 47′, Eminhazeri 76′, Çela 86’/ Vucaj 90+2′ (p)
SOT
Kamza-Shkumbini    14:00
Gjyqtarë: N.Rrapaj/ D.Agaraj-Sh.Guçe
Vllaznia-Bylisi    16:00
Gjyqtarë: E.Jorgji/R.Preca-E.Gançi
NESËR
Kastrioti-Tomori    13:00
Gjyqtarë: K.Meta/ G.Qirici-A.Pregja
Flamurtari-Apolonia13:00
Gjyqtarë: L.Alla/ D.Koreshi-F.Elezi
Teuta-Dinamo    14:00
Gjyqtarë: E.Hoxha/ G.Koka-G.Vargu
Tirana-Skënderbeu    17:00
Gjyqtarë: L.Jemini/ R.Çokaj-D.Rexha

Renditja
Nr. Ekipi    ND    F    B    H    P

1. Tirana      7     5     1     1     16
2. Teuta      7     5     1     1     16
3. Flamurtari       7     5     0     2     15
4. Kastrioti       7     4     0     3     12
5. Laçi      8     3     3     2     12
6. Vllaznia       7     3     1     3     10
7. Skënderbeu 7     2     4     1     10
8. Kamza      7     3     1     3     10
9. Pogradeci       8     3     1     4     10
10. Shkumbini 7     2     3     2      9
11. Bylisi      7     2     1     4      7
12. Apolonia       7     2     1     4      7
13. Tomori       7     1     1     5      4
14. Dinamo       7     0     2     5     -1
SHËNIM: Dinamo, minus tri pikë, dënuar nga FIFA.

Kategoria 1/ Java 9
SOT
Butrinti-Elbasani        14:00
Gjyqtarë: E.Sino/ I.Tartari-O.Grabova
Burreli-Lushnja        14:00
Gjyqtarë: D.Jubica/ M.Dervishi-Xh.Bori
Besa-Luftëtari        14:00
Gjyqtarë: E.Peza/ E.Potomi-B.Berijolli
Iliria-Besëlidhja        14:00
Gjyqtarë: A.Janku/ N.Bregasi-B.Mesi
Gramshi-Skrapari        14:00
Gjyqtarë: K.Cjapi/ D.Salaj-S.Zeka
Gramozi-Himara        14:00
Gjyqtarë: R.Sadiku/ A.Mahmutaj-E.Bodeci
ADA-Vlora            14:00
Gjyqtarë: A.Koçi/ F.Lamaj-H.Lisaku
Kukësi-Mamurrasi        14:00
Gjyqtarë: O.Sokoli/ A.Bixhi-D.Myftaraj

© Panorama.al

Te lidhura