TIRANË- Partia Socialiste i ka bërë thirrje shqiptareve të bashkohen në revoltë popullore në mbrojtje të lirisë themelore, asaj të votës. Në mbyllje të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, kreu i grupit, Gramoz Ruçi ka bërë me dije se e vetmja rrugë që i mbetet opozites ne kushte te tilla është revolta popullore.
“Në kundërshtim me ligjin dhe vullnetin e qytetarëve, me interesat e Shqipërisë, parimet dhe vlerat universale të botës demokratike, sot populli opoitar është sfiduar nga një regjim diktatorial dhe kusar, që ditën për diell përmbysën rezultatin e parë dhe dëgjuar nga miliona sy e vesh, direkt ne ekranin e numërimit me transparencë të paparë”- tha Ruci.
Sipas tij, opozitës i mbeten dy rrugë; ose të ulë kokën e t’i nënshtrohet diktaturës së faktit të kryer që vazhdon të vjedhë votën ose të ngrihet në këmbë e të përballet me zemër dhe trup për të larguar njëherë e mirë këtë diktaturë.
“E vetmja për ne është rruga revoltës popullore. Që nga kryetari i opozitës deri te cdo deputet ne do jemi në ballë të revoltës. Apeli im për cdo qytetar të ndershëm është të bashkohet me ne paqësisht por vendosmërisht. Shqipëria nuk është Egjip, Tunizi, as Libi. Ne në këtë vend s’mund të ketë vend edhe për qyetarë të lirë edhe për diktaturën që vret. Të gjithë në këmbë, në rrugë, në betejë për mbrojten e lirisë themelore”- përfundoi ai.
© Panorama.al











