Kuvend, buxheti votohet me 74 vota pro

Nov 26, 2011 | 8:49
Ruçi dje gjatë fjalës në Parlament

TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë ka votuar ne oret e para te mengjesit ne parim buxhetin per vitin 2012.

Pas nje seance maratone, buxheti ka gjetur miratim me 74 vota pro.

Seanca e nisi pak pas orës 10:00 te dites se premte dhe ka vazhduar gjate deri ne oret e para te mengjesit, ku pozita dhe opozita kanë debatuar lidhur me parashikimet e qeverisë për buxhetin e vitit të ardhshëm. Opozita është shprehur se nuk do ta votojë, nëse nuk bëhen disa ndryshime të cilat ajo i ka prezantuar gjatë ditës dhe më parë.

Kreu i grupit parlamentar  i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi përmblodhi disa nga propozimet e bërë nga opozita, duke i ofruar kryeministrit votën pro për buxhetin nëse do të shprehej ai pro propozimeve të tyre.

Propozimet që bëri Ruçi në emër të opozitës;

“1- Pranojeni që ju si kryeministër dhe ne si deputetë të paguajmë më shumë tvsh për pagën, dhe hiqja mësuesit, infermierit.

2- Paguajnë dy herë më shumë taksa, siç thashë për sheqer, vaj, barna, energji, ne nuk e pranojmë këtë padrejtësi. Tvsh e bukës, miellit të kushtojë 17% me pak.

3- Sot shqiptarët paguajnë 10% tvsh për barnat për shërbimet shëndetësore, ti 3 herë më pak, dhe unë 2 herë më pak. Deklarohu që ti dhe unë të paguajmë më shumë.

4- Një litër naftë për fermerët blihet 1700 deri 1800, 800 është vetëm tvsh-ja jote, ta ulim.

5- Sot popullata paguan 20% tvsh të energjisë, ne themi ule në 6%.

6- Sot të gjithë fëmijët, paguajnë tvsh-në e libirit, hiqe.

7- Të zgjidhim përfundimisht çështjen e pronës. Të ngrejmë një Komietet, parashikoje në buxhet.

8-  Të përndjekurit që kanë mbushur 75 vjeç, t’i bëhet dëmshpërblimi i menjëhershëm.”

Duke folur për borxhin, Ruçi argumentoi se borxhi i qeverisë është 100%, pasi sipas tij, qeveria ka fatura të papaguara, borxhet e këqija të sistemit bankar janë rritur, borxhet ndaj kompanive të shërbimeve jetike janë rritur, po t’i shtojmë këtij borxhi edhe detyrimet për të përndjekurit, ai shkon në 100%, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura