TIRANË- Kreu i grupit kuvendor të PS-së, Gramoz Ruci i ka bërë thirrje maxhorancës të votojnë së bashku paktin e opozitës për Shqipërinë me 10 pika, shpalosur ditë më parë nga kreu socilalist, Edi Rama.
Nderkohe qe homologu i PD-se, Astrit Patozi e ka quajtur ate ne mos vijim i nje tentative bllokuese, fyese per Brukselin dhe tallese per gjithe shqiptaret qe presin integrimin.
RUCI
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Ruci ka përsëritur faktin se pakti është e vetmja mënyrë për t’i hapur rrugë mirëfunksionimit të parlamentit.
“Shqipëria duhet të harrojë përgjigjen pozotive edhe sikur të arnojmë symbyllur, gjithcka na jeoet, ashtu si duhet të harrojë edhe maxhoranca e kryeministi që mund të fajësojnë opozitën për bllokimin kur mbajnë peng parlamentin”- tha Ruci. Sipas tij, opozita është e gatshme për përshpejtimin e procedurave drejt BE, nëse maxhoranca tregon vullnet për plotësimin e paktit.
“Opozita propozon që të mos ketë as keqkuptime e as spekulime dhe fryma të karakterizojë procesin politik për t’i dhënë shans të fundit para 12 tetorit mundësisë së statusit në BE”- tha Ruci, duke numëruar të gjitha pikat e paktit, e duke i kërkuar deputetit Taulant Balla t’i shpërndajë ato për gjithë deputetet.
PATOZI
Patozi ka theksuar se maxhoranca nuk merr urdhëra nga liderët e partive e as ne nuk i shkruan letra prokurores së përgjithshme, pasi marrëdhënia me të rregullohet me ligj. “Ne nuk legalizojmë Wikileaks, të cilën cdo shtet nuk i referohet zyrtarisht. Parlamenti nuk ka detyrim të zgjidhë problemet që ka brenda PS, duke i konsideruar kabllogramet si fletë arresti, me të cilat Rama do që disa prej jush të jenë në burg. Ne mund të dimë më shumë se ca shkruhet në kabllograme, ne nuk kemi asnjë punë me to”- tha ai.
Sipas Patozit, deputetët nuk janë këtu për të mbrojtur kryetarët aq më tepër kur ata nuk po kërcënon njeri, madje është ai kërcënues.
“Opozita është në të drejtën e vet të kërkojë ndryshime në rregullore dhe në jemi në të drejtën tonë që jo gjithcka ta pranojmë, por të thuash që të kthehemi patjetër te rregullorja e 2005 bie erë e keqe. Rama thotë se duhet të kthehemi te rregullorja e Ylli Bufit, ndërkohë që atë e nxori jashtë”- tha ai.
Sipas tij, shumica është gati që rregulloren ta përshtasë me praktikat e Brukselit.
“Ne jemi pro nismave, shqyrtimit të kërkesës legjitime, jo pazareve të pista me integrimit, jo letrave qesharake dhe jo legalizim të Wikileaks”- theksoi ai.
Pakti i opozitës
Të votojmë rregullat e bashkëjetesës në Kuvend
Të ngremë komision ad hock për të miratuar brenda dhjetorit reformën e parlamentit bazuar në defeketet e identifikuara nga BE
Të vendosim me marrëveshje përfundimin e reformës brenda marsit 2012 sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR, duke rënë dakord që propzomi ynë pasi gjendet në përputhje me standardet të miratohet me konsensus
Të adresojmë me proces konsensual zgjedhjen e Këshillit Mbikqyrës të BSH, të propozojë 3 nga 9 anëtarët dhe të votojmë kandidatin e zgjedhur nga presidenti për detyrën e guvernatorit
Të zgjedhim kreun e KLSH në bazë të propozimit të presidentit duke i dhënë ne një profil të parapëlqyer jo si emër.
Të zgjedhim Avokatin e Popullit
Të ngarkojmë komisionin e ligjeve që brenda këtij sesioni të trajtojë me një grup ad hock dhe grupe ekspertësh rast pas rasti ku duhet të përfshihen në proces të hapur cdo cështje që lidhet me ligjet që duan 3/5.
Të japim dakordësinë se do votojmë cdo produkt të këtij procesi, bashkëdrejtim, konsensus dhe cdo nen mbështetur mbi kriterin e përputhjes me standardet.
Të biem dakord se kufizimi i imunitteit nuk mund të jetë vazhdë e praktikës së gabuar pa konsultime, duke hapur tryezë për rishikimin e Kushtetutës ku të përfshijnë venecian, qoftë për kufizimin e imunitetit, qoftë edhe për ndryshime në kushtetutë
Ti drejtohemi prokurores së përgjithshme me letër nga krerët e partve hde deputetet për zbardhjen e tragjedisë së 21 janarit dhe dy vrasjet politike të deputetit dhe kryekomunarit.
Të zgjidhet drejtues i TVSH që garanton paanshmërinë e informimit të publikut.
Ruci ka theksuar pjese te paktit edhe hetim ne baze te kabllogramev ete Wikileaks
© Panorama.al











