OKB: Çmimet, rritje rekord për vitin 2011-të

Jan 12, 2012 | 17:07

Çmimet e produkteve bazike ushqimore kanë arritur një rekord të ri në vitin 2011, me koston e drithërave që është rritur për më shumë se një të tretën në 12 muajt e fundit. Njoftimi vjen nga Agjencia e Ushqimit dhe Agrikulturës së Kombeve të Bashkuara.

Agjencia tha se indeksi mesatar i çmimeve mujore shënoi 228 pikë në vitin 2011, edhe pse çmimet rrëshqitën për rreth 2.4 përqind në muajin dhjetor. Niveli i fundit më i lartë ishte në vitin 2008 me 200 pikë.

Organziata tha se indeksi i çmimit të drithërave, që përfshinë edhe koston e orizit, grurit dhe misrit, shënoi një mesatare prej 247 pikëve në vitin 2011, për rreth 35 përqind më lart sesa në vitin 2010 dhe më të lartën që nga vitet e 70-të.

Çmimet e mishit në vitin 2011 ishin 16 përqind më të larta sesa në vitin 2010, ndërsa  prodhimet e qumështit dhe gjalpit ishin mesatarisht 10 për qind më të larta

Organizata tha se çmimet mesatare ishin më të lartat në muajin shkurt të vitit 2011, kur edhe u arrit niveli i 238 pikëve.(rel)

© Panorama.al

Te lidhura