Rrëzohet një avion i vogël në Bahamas, humbin jetën piloti dhe pasagjerët! Detajet e para nga tragjedia

Jul 11, 2026 | 8:56

Nëntë pasagjerë dhe një pilot humbën jetën pas një aksidentit të një aeroplani të vogël në Bahamas, raporton BBC.

bahamas

Avioni po bënte një udhëtim të shkurtër nga Aeroporti Ndërkombëtar Lynden Pindling, pranë kryeqytetit Nassau, kur pati probleme dhe u përplas në shkurre para se të ulej, thanë autoritetet.

Aksidenti fatal ndodhi në ditën e 53-vjetorit të pavarësisë së Bahamas.

“Sot është një ditë feste, por është shndërruar në një ditë zie. Edhe një herë, një kapitull në historinë e kombit tonë është shënuar nga tragjedia.”, tha kryeministri Philip Davis.

Detajet e personave në bord, përfshirë moshën dhe emrat e tyre, nuk janë bërë të ditura.

Avioni Cessna 402 operohej nga Flamingo Air, një linjë ajrore me seli në Bahamas. Ministria e Aviacionit tha se po pezullonte përkohësisht certifikatën e operatorit të linjës ajrore “si një masë paraprake sigurie”.

Ministrja e Aviacionit JoBeth Coleby-Davis u tha gazetarëve se një aeroplan ishte kthyer më parë në Nassau kur piloti raportoi një problem.

Një zjarr shpërtheu në bord pasi avioni u ul dhe pasagjerët zbritën, raportoi CBS News.

© Panorama.al

Te lidhura