Ish-mbrojtësi ekstram i Man.Sitit dhe portieri i Brazilit, Ederson, ka folur hapur për vendimin e tij për t’u larguar nga Anglia gjatë verës së kaluar, përpara ndeshjes miqësore të Brazilit kundër Senegalit në stadiumin “Emirates” në Londër që luhet të shtunën.

Konkretisht, 32- vjeçari, tani te Fenerbahce, zbuloi se kishte menduar të largohej nga Siti sezonin e kaluar, por nuk mundi ta bënte: “Sezonin e kaluar, kisha provuar të largohesha, por nuk funksionoi. Mendoj se kjo ndikoi pak në paraqitjet e mia gjatë gjithë atij sezoni. Gjithashtu u lëndova pesë herë dhe nuk isha në nivelin tim më të mirë. Pra me pak fjalë, ishte një vendim që mora me familjen time në rast se klubi ishte dakord me largimin tim sepse kisha nevojë për këtë ndryshim.
Nuk ia vlen të jesh në një klub fitues, një klub të madh, nëse nuk je i lumtur. Them se do të vazhdonte të më ndikonte në të njëjtën mënyrë…”. Prandaj, nga e gjithë situate që kishte filluar të “rëndonte”, braziliani mori vendimin për të kaluar në kampionatin turk, aty ku pati edhe një rritje të rrogës. “Ja që ndonjëherë është mirë të kesh sfida të reja në jetë. Të sjell energji të re, shumë gjëra pozitive, dhe kjo është ajo që më ndodhi mua”, përfundoi Edersoni.
DIAS – Ndërkaq, mbrojtësi i Sitit, Ruben Dias, ka lavdëruar mentalitetin e skuadrës së tij pas fitores së tyre 3-0 në Premier Ligë, kundër kampionëve në fuqi, Liverpulit. Mbrojtësi portugez ndihmoi “Cirizens” të mbante portën e paprekur me një paraqitje të vendosur mbrojtëse, pranoi se skuadra lulëzon në ndeshje të profilit të lartë: “Ne jetojmë për ndeshje si ato. Nuk ka nivel më të lartë se një Siti-Liverpul.
Kështu që jam shumë i lumtur për Pep Guardiolan, por edhe shumë i lumtur për ne dhe shumë i lumtur për të gjithë, sepse të gjithë luajtën një ndeshje të shkëlqyer. Kemi folur shumë për një rindërtim që nga sezoni i kaluar dhe ka pasur shumë ndryshime në ekip, gjë që është pjesë e procesit të çdo klubi që dëshiron të vazhdojë të fitojë sa më shumë. Do të thoja se cilësia mbetet e njëjtë dhe ne vazhdojmë të shtyjmë përpara. Jemi ende në fillim të sezonit, me këmbë në tokë. Do të vazhdojmë të shtyjmë përpara”, përfundoi mbrojtësi, I kthyer në një nga shtyllat kryesore të prapavijës në skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al










