Roshi firmos për dy vite me FSV Frankfurtin

May 18, 2013 | 12:37

Mesfushori shqiptar Odise Roshi ka firmosur kontratë dyvjeçare me skuadrën e Bundesligës 2 të Gjermanisë, FSV Frankfurt, bën të ditur faqja zyrtare e klubit të premten. 21-vjeçari ishte i huazuar te Frankfurti këtë edicion nga Këlni, por tani është transferuar tërësisht. Shuma e dëmshpërblimit nuk është bërë e ditur. Roshi ka luajtur në 29 ndeshje në këtë edicion të Bundesligës 2, duke shënuar dy gola. “Odise Roshi ka një potencial të madh, që duam ta zhvillojmë së bashku në dy vitet e ardhshme. Jemi të lumtur që ai ka vendosur të luajë për FSV Frankfurtin”, ka thënë drejtori sportiv i FSV Frankfurtit, Uve Stoever.

© Panorama.al

Te lidhura