Dy vatra zjarri janë regjistruar pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës sot (26 korrik), duke detyruar shërbimin zjarrfikës të ndajë forcat në dy grupe për të përballuar situatat.
Zjarri i parë ra në një fast-food, ku dyshohet se flakët u shkaktuan nga një bombol gazi.
Si pasojë u krijua tym i dendur dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme në ambientet e biznesit. Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.
Ndërkohë, një zjarr i dytë përfshiu një kabinë elektrike pranë shkollës “Ali Demi”.
Për shkak të rrezikut, zjarrfikësit ndërhynë menjëherë, duke stakuar linjën elektrike dhe shuar flakët, të cilat mund të rrezikonin edhe banorët e pallatit pranë.
Fatmirësisht, nga të dyja ngjarjet nuk raportohet për persona të lënduar.
© Panorama.al
















