FOTO/ Paguante me euro false, arrestohet 24-vjeçari në Durrës! Kamerat e sigurisë e filmuan, momenti kur ble karburant, ja çfarë i gjeti Policia

Jul 26, 2026 | 13:09

Policia e Durrësit arrestoi sot një 24-vjeçar që dyshohet se blinte produkte me anë të prerjeve të eurove false që hidhte në treg.

durres euro false

Operacioni është koduar “Përdorimi” dhe i arrestuari është M.Rr. Pikasja e tij u bë në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, ku e kapën edhe kamerat e sigurisë.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Rr., 24 vjeç. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në një pikë karburanti në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë, ka furnizuar automjetin me karburant dhe ka kryer pagesën me 3 kartëmonedha me prerje 20 euro, të dyshuara të falsifikuara. Gjatë kontrollit fizik, në portofolin e tij u gjetën edhe 10 kartëmonedha të tjera me prerje 20 euro, të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, tha policia vendore.

durres1

Sekuestrohen 13 kartëmonedha me prerje 20 euro, të dyshuara të falsifikuara.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit të bërë se një shtetas kishte mashtruar në një pikë karburanti duke përdorur kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara për të paguar karburantin e automjetit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Përdorimi”.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Rr., 24 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në një pikë karburanti në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë, ka furnizuar automjetin me karburant dhe ka kryer pagesën me 3 kartëmonedha me prerje 20 euro, të dyshuara të falsifikuara.

arrestimi

Gjatë kontrollit fizik, në portofolin e tij u gjetën edhe 10 kartëmonedha të tjera me prerje 20 euro, të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në total u sekuestruan 13 kartëmonedha me prerje 20 euro, të dyshuara të falsifikuara.

Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

© Panorama.al

Te lidhura