Rompuy- Jahjaga: Së shpejti dialogu për vizat

Sep 6, 2011 | 17:41

“Shpresoj se së shpejti do të arrihet hapja e dialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë kryetari i Këshillit evropian Herman van Rompuy, pas takimit me presidenten Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel, është takuar me kryetarin e këshillit Evropian Herman Van Rompuy. Presidentja Jahjaga tha se e ka informuar në hollësi kryetarin e Këshillit Evropian Rompoi lidhur me zhvillimet në Kosovë me theks të veçantë për rezultatet e dialogut.

Ajo tha se e ka njoftuar atë edhe me përpjekjet e Institucioneve të Kosovës për forcimin e ligjit dhe luftimin krimit të organizuar si dhe korrupsionit. Presidentja Jahjaga tha se fakti që pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nuk duhet të ndikojë që Kosova të mbete jashtë agjendës së integrimeve evropiane duke përfshirë këtu edhe marrjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Pavarësia e Kosovë tha ajo ka dëshmuar se Kosova është shndërruar në faktor stabiliteti e paqeje në rajon. Tendencat dhe propozimet për ndarjen e Kosovë apo këmbim territoresh janë të papranueshme dhe antihistorike tha presidentja Jahjaga në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Këshillit të Evropës Herman van Rompuy, raporton RTK.

Nga ana tij, ky i fundit tha se të 27 vendet e Bashkimit Evropian janë të përkushtuara për të ardhmen evropiane të të gjithë rajonit ballkanik. “Inkurajoj residenten e Kosovës që të vazhdojë me angazhimet e mëtutjeshme për afrimin e Kosovës drejt BE-së” tha kryetari i Këshillit Evropian Rompuy. “Shpresoj se së shpejti do të arrihet hapja e dialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën”, tha ai.

Bashkimi Evropian i jep rëndësi luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe kërkon edhe më shumë forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Në këtë drejtim Kosova duhet të shfrytëzojë më shumë ndihmën e Euleksit që është urë lidhëse midis Kosovës dhe BE-së. “Po ritheksoj se të gjithë dëshirojmë të shohim Kosovën më afër Bashkimit Evropian dhe në këtë drejtim rezultatet e fundit janë inkurajuese. Për këtë mund të llogaritni në ndihmën e BE-së, tha Rompuy.(express)

© Panorama.al

Te lidhura