
Peshëngritja shqiptare është nderuar dje nga gara e Romela Begajt, e cila arriti të renditjen në vendin e tretë në botë në Botërorin që po zhvillohet në Paris, Francë. Peshëngritësja shqiptare ngriti 100 kilogramë në stilin e shkëputjes, duke sigluar një rezultat mjaft të mirë për vendin tonë. Sakaq, gara e Begajt nuk shkoi si duhet në stilin e shtytjes, ku pas tri provave ajo nuk ngriti më shumë se 113 kilogramë duke u renditur në total në vendin e 14-të në botë. Në dygarësh, duke llogaritur të dyja rezultatet, peshëngritësja shqiptare u rendit në vend të tetë në botë, me 213 kg. Për momentin ky është rezultati më i mirë i një peshëngritëseje shqiptare në një kampionat botëror. Ky kampionat është edhe një provë kualifikuese për pjesëmarrësit në Lojërat Olimpike “Londër 2012” dhe me gjasa Begaj e ka siguruar pjesëmarrjen.











