TIRANE- Mbrojtje te sistemit zgjedhor e ka cilesuar kreu i qeverise vendimin per rivleresimin e cdo vote, ne te cilat eshte shprehur qarte dhe paster vullneti i zgjedhesit, pavaresisht se kujt kandidati i perket.
Berisha, gjate fjales se tij ne mbledhjen e grupit të PD-së, duke e vleresuar si jetik nje menyre te tille veprimi ka gantuar se mazhoranca nuk ka dijeni se kujt kandidati i përkasin fletët e kontestuara. Ajo qe sipas tij eshte e rendesishme, nuk eshte fitorja e njerit kandidat apo tjetrit, por fitorja e shqiptareve.
“Në kërkojmë rivlerësim të votave të kontestuara. Sistemi ynë aktual zgjedhor ka si shtyllë të sigurisë të drejtën e kundërshtimit. Ky sistem në dallim nga ai i mëparshmi i cili në rast të një rezultati të ngushtë lejonte rinumërimin ky sistem nuk i lejon. Sistemi bazohet në të drejtën e çdo komisioneri apo vëzhguesi të vendosë veton për çdo fletë votimi që duket që nuk është ashtu siç mendojnë të tjerët. Ky është një rregull që e bën sistemin tonë më të drejtë” tha Berisha.
Sipas kryeministrit, votat e kundërshtuara kanë fituar të drejtën e qytetarisë për t’u vlerësuar në të gjitha instancat perkatese, nderkohe qe me shume repsket do te vleresohen te gjitha shkallet e ankimimit.
Sipas tij kreu i opozites, mund te kishte bere padi për të gjitha çështjet që e kanë shqetësuar gjatë zgjedhjeve në Tiranë, nderkohe qe sipas tij, ankimimi u be vetem pasi u myll procesi i ankimimit.
© Panorama.al











