Rinumërim të votave edhe në Durrës/ KAS vendos hapjen e kutive të diasporës dhe 126 kuti të kërkuara nga PD

Jun 10, 2025 | 16:05

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të hapë dhe rinumërojë votat në 126 kuti votimi në Qarkun Durrës, përkatësisht në KZAZ nr. 21 dhe 22.

kqz numerimi i votave diasspora

Vendimi erdhi pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it, Elvis Cefa dhe Ledio Braho, të mbështetur edhe nga ankesat e paraqitura nga Partia Demokratike.

Sipas vendimit, do të hapen dhe rinumërohen të gjitha kutitë e votimit që përbëjnë këto dy KZAZ, si dhe votat e ardhura nga diaspora për këtë qark, me qëllim garantimin e transparencës dhe integritetit të procesit zgjedhor të 11 majit.

© Panorama.al

Te lidhura