LAJM TRAGJIK! Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë Artan Pogoni

Jul 28, 2026 | 17:59

Sporti shqiptar është në zi, ndërsa ka ndërruar jetë Artan Pogoni. Lajmi tragjik për 54-vjeçarin u raportua sot më 28 korrik, kur edhe dyshohet se pësoi arrest kardiak.

Screenshot 2026-07-28 175449

Doktor i Shkencave, Profesor Universitar Pogoni me një formim të gjerë akademik, ishte i mbështetur në kater diploma universitare. Ai ka ndërtuar karrierën e tij në fushën e shkencave sportive, duke u fokusuar në rekreacionin sportiv dhe në metodologjitë e trajnimit sportiv.

Angazhimi kërkimor ishte i përqendruar në fushën e stërvitjes sportive, volejbollit dhe rekreacionit sportiv. Ai ka një kontribut të qëndrueshëm në literaturën shkencore, me 12 botime akademike dhe 2 tekste mësimore, të cilat shërbejnë si referencë për studentët dhe profesionistët e fushës. Përmes këtyre botimeve, Dr. Pogoni ndikoi në pasurimin e bazës teorike dhe praktike të shkencave sportive në Shqipëri.

Redaksia e gazetës “Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Pogoni në këtë moment kaq të vështirë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura