Kryeministri Edi Rama, nga Elbasani ku u firmos marrëveshja për rijetëzimin e kalasë, është shprehur se projekti do të sjellë rritjen e vlerës së pronës dhe banesave në lagje.

Kryeministri theksoi se kalaja e Elbasanit ka potencial të jashtëzakoshëm dhe se do të shtohet numri i turistëve.
Edi Rama: Ndërkohë që vizitorët dhe turistët në kalanë e Beratit kanë kohë që kanë kapërcyer numrin e 100 mijë të tillëve, në Kalanë e Elbasanit janë rreth 4 mijë, Këto shifra do të përmbysen shumë shpejt me projektin e Kalasë.
Kalaja ka një histori dhe përbërës që kanë potencial të jashtëzakonshëm, nëse ne do ta bëjmë në kohën dhe mënyrën e duhur një projekt të nivelit kriminal të FSHZH, atëherë do të kemi absolutisht një, ju u mpakët tani, se ndërkohë që flas unë po shikoni se çfarë do ju dëgjojnë veshët.
Epo tani s’kemi ça bëjmë, mezi presim të kemi edhe prurje të reja në këtë shoqatën tonë të viktimave të shpifjeve, kështu që s’kemi çfarë bëjmë. Ne kënaqemi kur goditemi nga të tjerët që kujtojnë se jeta është kaq e lehtë dhe kur na bashkohet në këtë shoqërinë e viktimave të shpifjes.
Kështu që besoj se do të arrijmë që të kemi një rritje të madhe të numrit të vizitorëve, do të bëjë që vlera e pronës dhe shtëpive do të rritet në lagje.
© Panorama.al











