Rezultatet zyrtare, e djathta mori 141 mijë vota më tepër

Sep 15, 2011 | 11:02

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratojë sot tabelën përfundimtare të zgjedhjeve lokale, më shumë se katër muaj pas mbajtjes së tyre.Pas dhënies së vendimit të Kolegjit Zgjedhor për komunën Shalë të qarkut të Shkodrës, administrata e KQZ-së ka përgatitur rezultatin zyrtar ku janë të detajuara votat për secilën parti, koalicionet dhe bashkitë e komunat e fituara prej tyre.
Rezultatet
Në përfundim të të gjitha proceseve ankimore rezulton se koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike “Aleanca për qytetarin”, ka fituar zgjedhjet me 141 723 vota më shumë se koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste “Aleanca për të ardhmen”. Më konkretisht, koalicioni djathtë ka marrë 813 335 vota, ndërsa koalicioni i majtë ka marrë 617 612 vota. Përveç këtyre koalicioneve, 9 parti kanë garuar më vete, përfshi këtu PBDNJ-në dhe LZHK-në dhe në total ato kanë marrë 75 813 vota. Megjithëse partitë e afruara me PD-në në total kanë më shumë vota se ato të afruara me PS-në, kjo e fundit, në një krahasim direkt me selinë blu, rezulton të ketë marrë më shumë vota. Në zgjedhjet lokale të 8 majit, sigla e Partisë Socialiste është votuar nga 432 823 zgjedhës, ndërsa sigla e Partisë Demokratike nga 330 950, ose me një diferencë prej 101 873 votash.
Votat brenda koalicioneve
Në koalicionin “Aleanca për të ardhmen”, forcë e dytë politike është renditur Demokracia Sociale e Paskal Milos, e cila në zgjedhjet lokale ka marrë 53 203 vota dhe pas saj vjen Partia Demokristiane e Nard Ndokës, ish-aleate e Partisë Demokratike, që ka marrë 47 930 vota. Dikur, forca e dytë brenda së majtës, Partia Socialdemokrate e Skënder Gjinushit, ka marrë 43 828 vota, ndërsa partia e Petro Koçit, PSV 91, ka marrë 23 617 vota. Përsa i përket koalicionit të djathtë, pas Partisë Demokratike është renditur Lëvizja Socialiste për Integrim. Partia e ish-zv.kryeministrit Ilir Meta ka fituar në total në zgjedhjet e 8 majit 117 707, ndërkohë, në vend të tretë është renditur Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Forca politike me dy deputetë në Parlamentin shqiptar ka fituar 63 426 vota. Ndërsa në vend të katërt është renditur Partia Republikane e ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu, që ka marrë 73 806 vota. Sa u përket përqindjeve të përllogaritura nga administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, koalicioni “Aleanca për qytetarin” ka fituar 51.77 për qind të votave të vlefshme në zgjedhjet e 8 majit, ndërsa koalicioni “Aleanca për të ardhmen” ka marrë 42.75 ose 9.02 për qind më pak. Në një krahasim mes dy partive të mëdha rezulton se Partia Socialiste ka marrë 27.55 për qind të votave, ndërsa Partia Demokratike 21.06 për qind dhe në total së bashku janë 48.61 për qind.

Votat e partive në zgjedhjet e 8 majit
Aleanca Për Të Ardhmen                     671612 vota

Aleanca Arbnore Kombëtare         9227
Partia Ardhmëria Shqiptare         2503
Partia Bash. Pop. I Pensi.             523
Partia Bash. Rep. Shqiptar         4211
Partia Demokracia Sociale         53 203
Partia Dem. për Integrim             74
Partia Dem. e Bash. Mysl.         1726
Partia Demokristiane             47 930
Partia e Gjelbër                8448
Partia e Pajtimit Kombëtar         823
Partia e Punës e Riorg.             4066
Partia e Unitetit Kombëtar         4618
Partia G 99                 15 265
Partia Ligj Dhe Drejtësi             7782
Partia e Emigrantëve             860
Partia për Mbro. e Pun.            389
Partia Reformatore Dem.            1653
Partia Rruga e Lirisë             1355
Partia Socialdemokrate             43 828
Partia Socialiste e Mod.            5988
Partia Socialiste                 432 823
Partia Soc. e Vërtetë 91             23 617
Partia Toleranca e Re             700

Aleanca për Qytetarin            813335 vota
Aleanca Demokratike             32 854
Aleanca Euro. Ekologjike             5304
Bashkimi Liberal Demokrat         26 828
LSI                    117 707
Lidhja Demokristiane             20 178
Partia Agrare Ambiental.            30 826
Partia Aleanca Demokr.            6140
Partia Aleanca e Maqed.            2512
Aleanca Për Dem. dhe Sol.        3062
Partia Aleanca Popullore             3136
Partia Balli Kombëtar             20 922
Partia Balli Komb. Demo.             15 531
Partia Bashkimi Demokrat         6948
Partia Dem. e Re Europ.             4452
Partia Demokratike             330 950
PDIU                     63 426
Partia e të Drej. të Moh.            3896
Partia Konservatore             2839
Partia Lëvizja e Leg.            37 832
Partia Ora e Shqipërisë             3.276
Partia Personat me Aft.            910
Partia Republikane             73 806

Jashtë koalicionit            75813 vota
Lëvizja Për Drejt. e Shq.             540
LZHK                    21 252
PBDNJ                    40 710
Partia e Çësht. shqiptare             366
Partia Komuniste                 6197
Partia Kristian Demok.            495
Partia Lëvizja Punëtore             98
Partia Mendimi i Djathtë             1179
MEGA                    4976

55 kandidatë të pavarur             10336 vota

Numri i zgjedhësve që morën pjesë në votim 1 571 096

Përqindjet e partive në 8 maj

Aleanca për të Ardhmen        42,75%
Aleanca Arbnore Kombëtare         0,59%
Partia Ardhmëria Shqiptare         0,16%
Partia Bash. Pop. I Pensi.             0,03%
Partia Bash. Rep. Shqiptar         0,27%
Partia Demokracia Sociale         3,39%
Partia Dem. për Integrim             0,00%
Partia Dem. e Bash. Mysl.         0,11%
Partia Demokristiane             3,05%
Partia e Gjelbër                0,54%
Partia e Pajtimit Kombëtar         0,05%
Partia e Punës e Riorg.             0,26%
Partia e Unitetit Kombëtar         0,29%
Partia G 99                 0,97%
Partia Ligj Dhe Drejtësi             0,50%
Partia e Emigrantëve             0,05%
Partia për Mbro. e Pun.            0,02%
Partia Reformatore Dem.            0,11%
Partia Rruga e Lirisë             0,09%
Partia Socialdemokrate             2,79%
Partia Socialiste E Mod.            0,38%
Partia Socialiste                 27,55%
Partia Soc. e Vërtetë 91             1,50%
Partia Toleranca e Re             0,04%

Aleanca për Qytetarin            51,77%
Aleanca Demokratike             2,09%
Aleanca Euro. Ekologjike             0,34%
Bashkimi Liberal Demokrat         1,71%
LSI                    7,49%
Lidhja Demokristiane             1,29%
Partia Agrare Ambiental.            1,96%
Partia Aleanca Demokr.            0,39%
Partia Aleanca E Maqed.            0,16%
Aleanca Për Dem. dhe Sol.        0,19%
Partia Aleanca Popullore             0,20%
Partia Balli Kombëtar             1,33%
Partia Balli Komb. Demo.             0,99%
Partia Bashkimi Demokrat         0,44%
Partia Dem. e Re Europ.             0,28%
Partia Demokratike             21,06%
PDIU                     4,04%
Partia E Të Drej. të Moh.            0,25%
Partia Konservatore             0,18%
Partia Levizja E Leg.            2,41%
Partia Ora e Shqipërisë             0,21%
Partia Personat me Aft.            0,06%
Partia Republikane             4,70%

Jashtë Koalicionit            4,82%
Lëvizja Për Drejt. e Shq.             0,03%
LZHK                    1,35%
PBDNJ                    2,59%
Partia e Çësht. shqiptare             0,02%
Partia Komuniste                 0,39%
Partia Kristian Demok.            0,03%
Partia Lëvizja Punëtore             0,01%
Partia Mendimi I Djathtë             0,08%
MEGA                    0,32%

55 kandidate të pavarur         0,66%

Aleatët e PD marrin dyfishin e votave të atyre të PS
Sipas vendimit që do të miratohet në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, aleatët e Partisë Demokratike rezultojnë vendimtarë në fitimin e zgjedhjeve nga kjo e fundit. Nga përllogaritja e shifrave del që, nga 671 612 vota që ka marrë i gjithë koalicioni i majtë, 238 789 vota kanë qenë të aleatëve dhe pjesa tjetër e Partisë Socialiste. Ndërkohë që situata paraqitet krejt ndryshe në kampin e djathtë. Nga 813 335 vota që ka marrë i gjithë koalicioni “Aleanca për qytetarin”, 482 385 vota janë të aleatëve dhe pjesa tjetër e PD-së. E thënë ndryshe, 21 aleatët e Partisë Demokratike kanë marrë dy herë më shumë vota se 22 aleatët e Partisë Socialiste.

ADI SHKEMBI

© Panorama.al

Te lidhura