Revolucion te Milan, ikin 8 futbollistë

May 6, 2011 | 11:40

Më shumë cilësi. Zv. presidenti i Milanit Adriano Galiani, planifikon të krijojë një Milan për Champions League. Sezonin e ardhshëm, trajneri Alegri do të ketë në dispozicion më pak lojtarë, në krahasim me këtë sezon. Në taborin kuqezi flasin për 8 futbollistë që i kanë bërë valixhet gati: portieri Amelia, mbrojtësit Didak Vila, Marek Jankulovski, Nikola Legrotalie, Sokratis Papastathopoulos, të rinjtë Straser e Oduamadi, e mbi të gjithë mesfushori, Andrea Pirlo, i cili nuk po arrin marrëveshjen për vazhdimin e kontratës.

© Panorama.al

Te lidhura