Revolta kundër Ramës, Demokratët Evropianë: Demokracia nuk ka frikë nga protesta paqësore, Evropa duhet të qëndrojë në krah të të rinjve guximtarë

Jul 4, 2026 | 17:37

Partia Demokratike Evropiane ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, ku prej 35 ditësh qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se demokracia nuk duhet t’i frikësohet protestës paqësore, por ta dëgjojë atë.

PDE

Në një postim në rrjetet sociale, PDE/EDP shkruan se në ditën e 34-t të protestave në Tiranë, një parullë u bë virale:  “Jam e zhgënjyer nga ju”, ishte mesazhi i një vajze të re drejtuar një efektivi të policisë.

Sipas Demokratëve Evropianë, ky moment pasqyron ndarjen  mes qytetarëve dhe atyre që mbajnë pushtetin.

“Në ditën e 34-t të protestave në Tiranë, një fjali jehon më fort se çdo thirrje: “Jam e zhgënjyer nga ju.” Një vajzë e re ia thotë këtë një efektivi policie dhe, në atë çast, Shqipëria sheh ndarjen gjithnjë e më të thellë mes qytetarëve dhe atyre që janë në pushtet.

Demokracia nuk ka frikë nga protesta paqësore. Ajo i dëgjon ato. Kur institucionet i përgjigjen guximit me forcë, ato nuk rivendosin rendin – ato shkatërrojnë besimin.

Evropa duhet të qëndrojë në krah të atyre që protestojnë paqësisht dhe të të rinjve që kanë guximin të mbrojnë demokracinë”, thuhet në reagimin e Demokratëve Evropianë.

© Panorama.al

Te lidhura