
Zyrat e revistës satirike franceze Charlie Hebdo në Paris u shkatërruan nga një sulm me bombë molotov mëngjesin e sotëm.
Sulmi vjen një ditë pas publikimit nga resvista të emrit të profetit Muhamed si “kryeredaktor” i revistës, ku në kopertinën e revistës ishte vënë një karikaturë e Muhamedit shoqëruar me një koment “tallës”.
Kryeministri francez, Francois Fillon e ka përshkruar aktin si një sulm mbi lirinë e shtypit në vend. Kryeredaktori i revistës, Stephane Charbonnier, tha se Islami nuk mund të përjashtohet nga liria e shtypit.
Charbonnier, tha se sulmin ndaj revistës nuk e sheh si vepër të myslimanëve francezë por të atyre që ai i quajti “ekstremistë idiotë”.

Revista ka shpjeguar se me numrin e saj të së mërkurës kishte për qëllim të “festonte” fitoren e partisë së islamistëve të moderuar në zgjedhjet e para demokratike në Tunizi.
Para sulmit revista kishte marrë disa kërcënime në Twitter dhe Facebook, ndërsa websiti i saj zyrtar gjithashtu është goditur nga hakerat.
© Panorama.al











