Revista prestigjioze “Vogue” publikon foton e Edi Ramës nga dasma e Alex Soros! Kryeministri shqiptar mes figurave të larta politike amerikane

Jun 17, 2025 | 12:46

Revista prestigjioze “Vogue” ka publikuar fotot nga dasma e Huma Abedin dhe Alex Soros, ku ndër të ftuarit e veçantë ka qenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. 

rama soros

Në një nga fotot e eventit shfaqet Rama, i ulur në tavolinë me disa të ftuar të tjerë specialë. Kryeministri shqiptar kishte veshur një kostum ngjyrë bezhë të çelur, këmishë të bardhë dhe një papjon vishnje.

edi rama dasma e alex soros (12)

Ceremonia u zhvillua më 14 qershor në rezidencën e çiftit në Water Mill, Nju Jork, në një atmosferë që kombinonte elemente tradicionale dhe moderne.  Mes të ftuarve ishin gjithashtu Bill dhe Hillary Clinton, Kamala Harris, por edhe zyrtarë e politikanë të tjerë amerikanë.

edi rama dasma e alex soros (11)

Krahas fotos së kryeministrit shqiptar, revista shkruan edhe për dollinë që ngriti Rama, duke mos kursyer as batutat.

edi rama dasma e alex soros (9)

“Edi mbajti një nga dollitë më të mira të mbrëmjes… ajo përfshinte një shprehje rreth preferencës për vejushat e divorcuara. Duhej të ishe aty!”, shkruan “Vogue”.

edi rama dasma e alex soros (10)

Alex Soros, djali i filantropit George Soros, dhe Huma Abedin, këshilltarja e ngushtë e Hillary Clinton, kanë qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen e tyre që prej vitit 2023.

edi rama dasma e alex soros (8)

Në vend të dhuratave per dasmën, çifti u kërkoi miqve mbështetjen për fondacionin “Vow for Girls”, i cili ndihmon vajzat në nevojë në mbarë botën.

edi rama dasma e alex soros (1) edi rama dasma e alex soros (2) edi rama dasma e alex soros (3) edi rama dasma e alex soros (4) edi rama dasma e alex soros (5) edi rama dasma e alex soros (6) edi rama dasma e alex soros (7)

© Panorama.al

Te lidhura