Operacioni më i fundit i SPAK për shkatërrimin e një organizate kriminale të kokainës ka sjellë edhe reagimin e titullarit të institucionit.
Klodjan Braho ka reaguar pas goditjes së një rrjti shqipfolës që trafikonte drogë nga Amerika Latine, përgjegjës për transportimin e 50 tonëve lëndë narkotike drejt Evropës, ku u sekuestruan mbi 400 pasuri me vlerë 150 mln euro, të luajtshme dhe të paluajtshme.
Braho shprehet se pasuritë me origjinë kriminale e dëmtojnë ekonominë dhe bizneset e ndershme që operojnë sipas ligjit, teksa nuk sjellin asnjë të mirë për shoqërinë dhe publikun.
“SPAK vijon goditjen e rrjeteve të krimit të organizuar të përfshira në aktivitetin e trafikimit të drogës nga Amerika Latine për në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, të veprimtarisë së pastrimit të parave dhe të pasurive me origjinë kriminale. Pasuritë me origjinë kriminale dëmtojmë ekonominë e ligjshme, konkurrencën e lirë, veprimtarinë ekonomike të bizneseve që punojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndershme. Ato rrisin forcën ekonomike të krimit të organizuar, përdoren për të financuar veprimtarinë kriminale dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike”, thuhet në mesazhin e Brahos.
Braho garanton gjithashtu se në asnjë rast nuk do të cenohen të drejtat e pronësisë dhe të drejtat e tjera reale të personave fizikë dhe personave juridikë që investojnë në veprimtari ekonomike apo në sipërmarrje private mjete monetare dhe pasuri të fituara në mënyrë ligjshme.
SPAK njoftoi sot 10 masa arresti të tjera me burg, ku ka goditur një tjetër rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafikimit të kokainës dhe pastrimit të parave, duke ekzekutuar masa sigurie për 10 persona dhe duke vendosur sekuestro mbi 491 pasuri me vlerë rreth 150 milionë euro.
Reagimi i kreut të SPAK, Klodian Braho:
“SPAK vijon goditjen e rrjeteve të krimit të organizuar të përfshira në aktivitetin e trafikimit të drogës nga Amerika Latine për në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, të veprimtarisë së pastrimit të parave dhe të pasurive me origjinë kriminale.
Pasuritë me origjinë kriminale dëmtojmë ekonominë e ligjshme, konkurrencën e lirë, veprimtarinë ekonomike të bizneseve që punojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndershme. Ato rrisin forcën ekonomike të krimit të organizuar, përdoren për të financuar veprimtarinë kriminale dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike.
Për këtë arsye, pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen, të konfiskohen, të kalojnë në favor të shtetit dhe të përdoren për qëllime të ligjshme.
SPAK garanton se veprimet e tij synojnë vetëm pasuritë me origjinë kriminale dhe pasuritë që lidhen me veprimtarinë kriminale. Në asnjë rast nuk do të cënohen të drejtat e pronësisë dhe të drejtat e tjera reale të personave fizikë dhe personave juridikë që investojnë në veprimtari ekonomike apo në sipërmarrje private mjete monetare dhe pasuri të fituara në mënyrë ligjshme”.
© Panorama.al













