“Respektoni kushtet e vizës”- Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron shqiptarët: Shkelja e afateve mund të çojë në pasoja të rënda, deri në deportim

Jan 29, 2026 | 16:45

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë që të mos tejkalojnë afatin e vizës.

Ambasada-e-SHBA

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thotë se qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë e secili për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara.

“Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën e lejuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi në Shtetet e Bashkuara përtej “Datës së pranimit deri më…” të I-94 mund të çojë në pasoja të rënda si heqja e vizës, deportimi i mundshëm dhe pamundësia për të marrë viza në të ardhmen. Qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tuaj për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Screenshot_1

© Panorama.al

Te lidhura