Reshjet e dëborës bllokojnë aksin Krujë–Qafë Shtamë, disa fshatra të izoluar

Jan 11, 2026 | 10:11

Reshjet e dendura të dëborës që kanë rënë gjatë natës në Malësinë e Krujës kanë bërë që shtresa e dëborës të arrijë mbi 25 centimetra, duke shkaktuar bllokimin e aksit rrugor Krujë–Qafë Shtamë.

debore

Si pasojë, disa fshatra në zonë kanë mbetur të izoluar dhe autoritetet vendore po punojnë për hapjen e rrugëve dhe rikthimin e qarkullimit normal.

Drejtuesve të mjeteve u kërkohet të tregojnë kujdes në qarkullim dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

© Panorama.al

Te lidhura