VIDEO- Reshje nuk ka, por situata vijon të jetë e rënduar në Durrës! Banesat në zonën e ish-Kënetës janë nën ujë

Jan 11, 2026 | 13:26

Reshjet e shiut kanë pushuar, por situata në disa zona të Durrësit vijon të jetë problematike.

Sot kur shënon dita e gjashtë e përmbytjeve në zonën e Ish Kënetës shtëpitë janë ende nën ujë.

Uji është i pranishëm ende në shumë banesa, katet e para të të cilave kanë dëme të konsiderueshme dhe do duhet kohë që të kthehen në të banueshme.

Shenjat e lagështirës janë ende të pranishme nëpër mure, kurse banorët mundohen me pompa apo fshesa të largojnë ujin e mbetur nga ambientet e brendshme apo oborret e shtëpive të tyre.

© Panorama.al

Te lidhura